|
Qendra
teatrore per femije si institucion kulturor me aktivitete
dhe angazhime serioze tregon fleksibilitet dhe eshte e
hapur ndaj bashkepunimit te jashtem, perkatesisht
bashkepunimit me organizata te ndryshme locale, regjionale
dhe nderkombetare qe kane qellim te ngjashem ose te
perafert ne programet e tyre.
Si shembull per kesi bashkepunimesh te rendesishme per
Qendren teatrore per femije jane:
Punetoria "ēeshtja e kendveshtrimit" ne bashkepunim me
Peuple et Culture, Pariz dhe zyren Gjermano-frenge per te
rinj. Participiente ne kete punetori qe realizohet ne tri
faza, ne tre shtete, jane aktoret nga Maqedonia, Gjermnaia
dhe Franca, kurse qellimi eshte qe permes gjuhes teatrore
te shpalohen dallimet perkatesisht ngjashmerite ne mes tri
kulturave te ndryshme dhe ne menyrat e jetes si dhe te
gjendet nje kendshikim i perbashket.
"Mehalla jone" paraqet prijekt te perbashket mes
organizates "Search for Common Ground" dhe Qendres
teatrore per femije. Heronjte e serise se njohur
televizive "Mehalla jone", qe me sukses treguan dhe
deshmuan se mund te jetohet bashke, behen me te afert per
femijet permes teatrit per te cilin tekstet i shkruajne
shkrimtaret e rinj te dramave. Ne kete menure se me te
vertete ekziston dhe eshte e mundur miqesia dhe jeta e
perbashket. Shfaqjet luhen ne te gjitha gjuhet dhe eshte
siguruar edhe perkthimi ne gjuhet tjera.
"Teatri i kukullave per femije" eshte gjithashtu projekt i
Qendres teatrore per femije dhe "Search Common Ground".
Permes shfaqjeve te kukullave qe jane shume te dashura per
femijet e moshes 7-9 vjeēare, prezentohen shume shembuj
per tejkalimin e situatave konfliktuoze nga perditshmeria
e femijeve me theks tek marrdheniet nderetnike. Keto
shfaqje luhen ne te gjitha gjuhet dhe ne 12 qytete te
republikes.
Te gjithe projektet e permendura implementohen duke u
bazuar ne hulumtimet paraprake te bera me femijet.
|