Mire se vini ne net faqen e   <<Qendres Teatrore per Femije>>

Agim GASHI "Gjysh te kam shoqe" (vjersha për fëmijë
Botuar nga shtëpia botuese"Shqipëria Etnike"
Prishtinë , 2009

 

Per me teper kliko ketu...>>

Vjersha per Femije
Ne jemi te lumtur qe kesaj radhe botojme librin me vjersha per femije te shkruar nga poeti Halil Xani. Pasi nje pjese e femijeve shqiptare jane ne diaspore, larg gjuhes dhe shkolles shqipe te vendlindjes, ne ju ofrojme kete botim FALAS qe ju ta printoni dhe tua lexoni femijeve cdo nate para renies ne gjum!

Çarshia e Vjeter e Shkupit

Hapja Solemne e Qendres Teatrore per Femije ne  Çarshine e Shkupit
 
Bajrush Mjaku me Musafir te perfektures se Shkupi
 
 
 
 
 
 
Kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!
Gjallerimi i Carshise se Vjeter

Nje segment i rendesishem i trashegimise se perbashket kulturore te Shkupit dhe Maqedonise eshte padyshim edhe çcarshia e Vjeter e cila eshte lene ne meshiren e kohes duke rene ne heshtje te thelle. Megjithate, pikerisht kjo pjese e qytetit te Shkupit eshte e pasur me shtresa te thella te jetes kulturore, historike, artistike, si edhe shembull i shekujve per bashkejetese dhe histori te perbashket kulturore.
 
Qendra teatrore per femije, qe eshte vendosur pikerisht ne zemren e çarshise se Vjeter, ne bashkepunim me qytetin e Shkupit, ka per qellim te kontribuoje perteritjes dhe gjallerimit te saj.
 
Qendra teatrore per femije, meqe ne vete themelet e pjeses programore dhe artistike eshte e pasur me shume gjuhe, shume etnitete te nderthurura me vlera te larta estetike, tani me ka filluar me kontributet e saj te aktivizoje serish te ashtuquajturat aktivitete te harruara kulturore qe ishin shume te pranishme pergjate historise ne kete cep kulturor te Shkupit.
 
Qendra teatrore per femije hapin e pare te madh e beri ne kthimin e frymes se kohes se vjeter kur ne çarshi luheshin karagjoz shfaqje me hije, qe jane te nje rendesie te veçante per keto teritore dhe per zhvillimin e teatrit maqedon ne pergjithesi. Keshtu, gjate vitit te shkuar, çarshia dhe çifte amami i saj, pas shume kohesh, ishte nikoqire e Karagjoz shfaqjes origjinale te luajtur nga karagjozet e Turqise, te cilet ne arkitekturen e sterbukur te çarshise dhe çifte Amamit u ndjene si ne shtepi. Auditori dhe pergjithesisht çarshia gumezhiti nga zhurma dhe te qeshurat, kurse tradita dukej sikur nuk eshte nderprere kurre.
 
Qendra teatrore per femije ka per qellim te beje edhe shume hapa ne kete drejtim. Ne planet e ardhshme bejne pjese edhe shfaqjet e rruges per femije dhe te rritur, demonstrimet artistike qe jane pjese e artit konceptual, ekspozitat, koncertet etj.
 
Thene shkurt: qellimi i Qendres teatrore per femije eshte qe te jete shtepi e kultures ku nuk dp te ndihet dallimi mes gjuheve, zakoneve, perkatesisht te gjitha dallimet do te shkrihen ne nje, duke formuar nje pasuri te madhe. Ne te vertete kjo qe dhe motoja e çarshise se Vjeter neper shekuj.

 
 
 
Shkupi eshte qyteti im dhe Shkupi eshte qytet Shqiptar
 
 
 
 

Lajme Shqip | Muzika Shqiptare | Foto Shqip | Chat Shqiptar | Video Shqiptare | Filma Shqip Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Libra Shqip | Lojra Shqip

 
copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster